Harçenko reagon ndaj deklaratave kundër-ruse të diplomatit amerikanRiker

Evropë

Harçenko reagon ndaj deklaratave kundër-ruse të diplomatit amerikanRiker

Nga: F.B Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:26
Reker

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko i ka quajtur deklaratat e Filip Riker zyrtarit të Departamentit të Shtetit si të pabazuara me asnjë argument dhe zhgënjyese, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Moska është e përqendruar fuqishëm për zhvillimin e partneritetit të dobishëm strategjik me Beogradin, rezultatet e këtij përkushtimi janë të qartë në secilën sferë. Ky qëllim nuk përfshinë dhe kurrë nuk do të përfshijë detyrën artificiale kundër-produktive të kufizimit të bashkëpunimit me Serbinë me vendet tjera. Ne nuk jetojmë sipas parimit’ bashkimi kundër dikujt tjetër’. Për të ardhur keq, që pikërisht këtë detyrë paturp e parashtron për vete Uashingtoni”.

Kështu është përgjigjur ambasadori i Rusisë në Serbi Harçenko për gazetën “Novosti” në porositë që ka dërguar Filip Riker shef i Zyrës për Evropë dhe Euro_Azi pranë Departamentit të Shtetit se Uashingtoni “ do të vazhdojë të kundërshtojë ndikimin rus edhe kinez në Serbi”.

Riker ka thënë se kjo përfshinë edhe përkujtimin e vazhdueshëm të udhëheqjes serbe se asnjë nga ato raporte nuk ndihmon në arritjen e qëllimit strategjik të Serbisë që është hyrja dhe anëtarësimi në BE, por kjo ndikon kundër kësaj.

Diplomati amerikan ka akuzuar Moskën se në Serbi shfrytëzon fushata kundër –informuese me qëllim të kthimit të vëmendjes nga simpatia që kanë ndaj perëndimit dhe idealeve e qëllimeve që minon institucionet demokratike.

“Më herët në kuadër të takimeve personale me Filip Riker, ndonëse qëndrimet dhe qasjet tona edhe atëherë kanë dalluar , është përpjekur të mbetet mbi të gjitha diplomat. Tmerron lehtësia me të cilën tash po shkel normat e respektimit të ndërsjellë dhe mendjes së shëndoshë” ka thënë Harçenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat