Goditja ndaj Rusisë përmes shpinës serbe. Çfarë planifikon administrata Biden?

Evropë

Goditja ndaj Rusisë përmes shpinës serbe. Çfarë planifikon administrata Biden?

Nga: F.B Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:28
Srgja Trifkoviç dhe Joe Biden

Kanë vazhduar debatet edhe deklaratat rreth planeve dhe synimeve që mund të ketë administrata e re amerikane me Bidenin në krye, duke u konsideruar nga analistë edhe historian serb si goditje ndaj Rusisë përmes Serbisë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Historiani dhe publicisti prof. dr Srgja Trifkoviç ka deklaruar se administrata Biden po përpiqet që të tregojë seriozitetin e vetë në këndvështrimin e kundërshtimit të ashtuquajtur ndikimit malinj të Rusisë në Ballkan përmes shpinës serbe.

Ai thekson se nuk do të ishte i befasuar me asnjë veprim apo skenari rapid që mund të ndërmerret në BeH, duke përmendur refuzimin e anëtarëve të kryesisë së BeH me Lavrov.

“Nuk më befason skenari i shpejt ku në BeH përfaqësuesi i lartë ka nis të shfrytëzoj përgjegjësit e Bonit dhe përfshirjen edhe të presidentit turk Erdogan që pajtohet me partnerët perëndimor rreth unitarizmit të BeH.

Profesori Trifkoviç ka deklaruar se anëtarët e kryesisë së BeH, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komshiç vendimin që mos të takohen me ministrin e jashtëm rus Lavrov e kanë marr në konsultim me “suflerat” amerikan nën hije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat