Histori e pazakontë/ Babai mbyll të birin nën kulm për disa muaj, mjekët tronditën nga dobësia e tij

Evropë

Histori e pazakontë/ Babai mbyll të birin nën kulm për disa muaj, mjekët tronditën nga dobësia e tij

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:10
Ngjarja ndodhi në një fshat të vogël të quajtur Alsatian në Francë.

Një 70-vjeçar dyshohet se e mbajti djalin e tij të mbyllur në papafingo për të paktën katër muaj.

Ngjarja ndodhi në një fshat të vogël të quajtur Alsatian në Francë.

I moshuari e ndëshkoi të birin pse humbi vendin e punës dhe mediat e huaja raportojnë se ai nuk i dha as ushqim.

70-vjeçari u arrestua pasi efektivët u thirrën për të ndërhyrë për një rast dhune në familje.

Gruaja e 70-vjeçarit thirri policinë, duke thënë se djali i tyre kishte rrahur babanë e tij.

Djali 39-vjeçar pranoi në polici se ai kishte rrahur babanë e tij.

Për këtë arsye, i moshuari u dërgua në spital para se të arrestohej, për të parë gjendjen e tij shëndetësore.

Gjatë rrugës, djali i tyre u tha se nuk ndihej mirë dhe se nuk kishte ngrënë asgjë kohët e fundit.

Në spital, mjekët u tronditën nga dobësia e tij, e cila të kujtonte imazhet e të burgosurve në kampe përqendrimi.

39-vjeçari u tha atyre se u kthye në shtëpinë e babait të tij rreth një vit më parë, pasi humbi punën.

Babai i tij, duke besuar se djali i tij nuk po bënte asgjë për të siguruar jetesën, vendosi ta mbyllte atë në papafingo, duke e ndaluar të shkonte poshtë dhe të hante.

Meqenëse ishte i uritur, ai u përpoq fshehurazi të dilte nga papafingo natën për të ngrënë ato që kishin mbetur.

Por babai i tij e vuri re dhe e ndaloi.

Në acarim e sipër, 39-vjeçari goditi të atin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat