Vendet e BE-së pranuan vaksinat e para për Covid-19

Evropë

Vendet e BE-së pranuan vaksinat e para për Covid-19

Nga: F. B. Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Ilustrim

Kreu i Komisionit Evropian Ursula von der Lajen ka kumtuar se vaksinat e para kundër virusit janë shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së dhe nesër do të nis vaksinimi, kështu publikoi në Twiter.

“Po kthejmë faqen e një viti të vështirë, sot është disa e dorëzimit e nesër dita e vaksinimit. Vaksinimi kundër virusit Corona fillon në të gjithë BE-në”, tha Von der Lajen.

Ajo tha se vaksina iu është vënë në dispozicion të gjitha vendeve të BE-së në të njëjtën kohë dhe njerëzit do të nisin të marrin vaksinat edhe në Romë, Athinë Sofje dhe kudo në union.

“Ditët tona të vaksinimit janë momente të prekshme dhe tregim sukses i BE-së” shtoi ajo.

Lajen ka thënë se së shpejti do të ketë ende vaksina sepse janë dëshmuar të suksesshme edhe të sigurta. Sipas sa BE ka siguruar vaksina për të gjithë popullatën e saj prej 450 milionë njerëzve si dhe kanë siguruar edhe vaksina për vendet fqinje të zonës ekonomike evropiane (EEA) si Islanda apo Norvegjia.

Vaksinimi do të ndihmojë që jeta shkallë-shkallë të kthehet në normalitet dhe njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm të mbrojnë vetën dhe të dashurit e tyre nga virusi.

Nga qytetet evropiane janë raportuar arritjet e kontingjenti të parë të vaksinën Pfizer si nga Sofja, Madridi, Zagrebi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat