BE e gatshme ta ndihmojë Kroacinë pas tërmetit

Evropë

BE e gatshme ta ndihmojë Kroacinë pas tërmetit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja është e gatshme të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të sotëm që dëmtoi ndërtesat afër Zagrebit.

Tërmeti që ndodhi afër qyteteve të Petrinja dhe Sisak rreth orës 06:30 këtë të hënë shkatërroi disa ndërtesa, shkruan Euronews.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) regjistroi tërmetin me magnitudë rreth 5.2.

Nuk pati raportime të menjëhershme të lëndimeve, por një numër ndërtesash në jug të kryeqytetit u dëmtuan dhe dridhjet u ndien gjithashtu në Bosnjën fqinje.

Von der Leyen shkroi në Twitter se Bashkimi Evropian ishte duke ndjekur situatën nga afër dhe janë të gatshëm për të ndihmuar.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, premtoi ndihmë të shtetit në rregullimin e dëmit ndërsa vizitoi të hënën rajonet e goditura nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat