​Papa lutet për viktimat e tërmetit në Kroaci

Evropë

​Papa lutet për viktimat e tërmetit në Kroaci

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Papa Françesku

Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me të plagosurit dhe tha se ai veçanërisht u lut për ata që humbën jetën në tërmetin i cili goditi Kroacinë.

Papa shkroi në profilin e tij në Twitter se tërmeti i djeshëm në Kroaci shkaktoi dëme serioze.

"Shpreh afërsinë time me të plagosurit dhe viktimat e tërmetit dhe veçanërisht lutem për ata që humbën jetën, si dhe për familjet e tyre," tha Papa Françesku.

Kujtojmë tërmeti shembi shumë shtëpi dhe la viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat