Franca regjistron rritje të mprehtë të rasteve të reja me COVID-19

Evropë

Franca regjistron rritje të mprehtë të rasteve të reja me COVID-19

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Ministria franceze e shëndetësisë raportoi 26,457 infeksione të reja me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit të mërkurën, numër ky ndjeshëm më i madh nga 11,395 të martën, dhe një nivel i paparë që nga 18 nëntori.

Sipas medieve lokale megjithatë, Franca, e cila nisi fushatën e saj të vaksinimit gradual të dielën, pa numrin e personave të shtruar në spital për sëmundjen duke u ulur me 183 gjatë 24 orëve të fundit.

Sidoqoftë, numri i të vdekurve nga COVID-19 u rrit me 303, në 64,381, përkundrejt një rritje prej 969 të martën.

Totali i rasteve kumulative të Francës tani qëndron në 2,600,498, i pesti më i lartë në botë.

Gjithashtu, numri i njerëzve në Njësitë e Kujdesit Intensiv për sëmundjen u ul për 14 gjatë 24 orëve, në 2,661.

Rastet e përditshme të Francës kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë që nga mesi i dhjetorit, duke filluar nga rreth 3,000 në më shumë se 21,000.

Duke folur para se të lëshoheshin të dhënat, zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal tha se Franca nuk po planifikonte masa lokale bllokimi për të përmbajtur përhapjen e COVID-19 tani për tani, megjithëse ai zbehi shpresat për një rihapje të shpejtë të atraksioneve kulturore dhe tha se orari mund të “forcohej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat