Pacienti britanik 82-vjeçar me dializë ishte i pari që mori vaksinën e Oksfordit

Evropë

Pacienti britanik 82-vjeçar me dializë ishte i pari që mori vaksinën e Oksfordit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:59
Foto

Vaksinën e parë të Oksfordit, e cila filloi të përdoret në Mbretërinë e Bashkuar, u mor nga 82-vjeçari Brian Pinker, i cili është një pacient me dializë.

Pinker tha se vaksina do t’i japë atij qetësinë e nevojshme ndërsa vazhdon trajtimin e tij dhe shtoi se po pret të feston 48 vjetorin e martesës së tij.

“Unë jam aq i lumtur dhe i kënaqur që marr vaksinën që u krijua në Universitetin e Oksfordit për të cilën jam veçanërisht krenar. Unë gjithashtu dua të përgëzoj stafin mjekësor që ishte i jashtëzakonshëm sot”, tha Pinker.

Infermierja Sam Foster vaksinoi Pinkerin dhe tha se ishte privilegji i saj të ishte e para që dha vaksinën në Spitalin Churchill, jo shumë larg Universitetit të Oksfordit, ku ajo ishte zhvilluar gjithashtu.

“Unë pres që shumë më tepër pacientë dhe stafi i kujdesit shëndetësor të vaksinohen me vaksinën e Oxfordit në javët e ardhshme. Kjo do të kontribuojë ndjeshëm në ndryshimin për njerëzit që jetojnë në komunitete, por edhe punëtorët që kujdesen për pacientët në spitale”, shtoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat