“Ishte si një tërmet i fortë”. Masivi shkëmbor shkatërron hotelin e madh në Bolzano

Evropë

“Ishte si një tërmet i fortë”. Masivi shkëmbor shkatërron hotelin e madh në Bolzano

Më: 6 janar 2021 Në ora: 09:31
Pamje nga video

Një masiv shkëmbor goditi hotelin Eberle në Bolzano të Italisë. Hoteli ishte fatmirësisht i mbyllur në këtë kohë për shkak të masave anti-covid në Tirolin e Jugut.

Hoteli ndodhet në shpatet e Monte Tondo, rreth shtatëdhjetë metra mbi qytet, pranë shëtitoreve të famshme Sant’Osvaldo. Reshjet e mëdha të shiut të ditëve të fundit dhe i acari, besohet të jetë shkaku i shembjes.

Kjo u deklarua nga drejtori i zyrës gjeologjike të provincës së Bolzano Volkmar Mair, pas një inspektimi. Rreth 2,000-3,000 metra kub shkëmb ranë në strukturë. Sa i përket një rindërtimi të mundshëm të hotelit, gjeologu tha se do të nevojitet një analizë e kujdesshme e situatës.

Pronari i hotelit, Stefan Zisser, tha se dëgjoi një zhurmë të fortë dhe një goditje, si ajo e një tërmeti. Për fat të mirë, ata ishin në një zonë tjetër të ndërtesës, ndërsa rrëshqitja e dheut preku krahun e salave të  konferencave dhe takimeve dhe disa dhoma, për fat të mirë bosh për shkak të mbylljes kundër koronavirusit. Salla e kongresit, e cila u shkatërrua plotësisht, mund të strehojë shtatëdhjetë ose më shumë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat