Papunësia në Eurozonë, rënie e lehtë në nëntor; frikë për rritje në 2021

Evropë

Papunësia në Eurozonë, rënie e lehtë në nëntor; frikë për rritje në 2021

Më: 8 janar 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Papunësia në zonën Euro u ul paksa për të dytin muaj rresht në nëntor. Por rritja e kuotës për të rinjtë dhe rikthimi i kufizimeve të coronavirusit mund të nënkuptojë se përmirësimi është afatshkurtër.

Zyra e statistikave të BE-së, Eurostat deklaroi të premten se kuota e papunësisë në nëntor ra në 8.3% nga 8.4 që ishte në tetor. Ekonomistë të pyetur nga agjencia “Reuters” thanë se prisnin që të kishte një rritje në 8.5%.  

Por ekzistojnë shqetësime se kuotat e papunësisë nënvlerësojnë dobësinë e tregut të punës, pasi ato nuk përfshijnë shumë punonjës që janë në skemat e asistencës.

Por ndryshe nga përmirësimi për klasën punëtore si një e tërë, për të rinjtë nën moshën 25 vjeç papunësia u rrit në 18.4 për qind në nëntor nga 18% që ishte në tetor.

Pavarësisht qëndrueshmërisë në 2020-n, me bllokadën e dytë që ka hyrë në fuqi dhe rrezikun e falimentimeve, papunësia ka gjasa të rritet në 2021-shin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat