“Lëshimi” i CNN - it Biden merr dozën e dytë dhe në Twiter thuhet nën-presidenti merr dozën e dytë të vaksinës - pastaj përmirësohet

Evropë

“Lëshimi” i CNN - it Biden merr dozën e dytë dhe në Twiter thuhet nën-presidenti merr dozën e dytë të vaksinës - pastaj përmirësohet

Nga: F.B Më: 12 janar 2021 Në ora: 09:17
Joe Biden

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka marr dozën e dytë të vaksinës Pfizer kundër virusit Corona dhe kjo është publikuar në rrjetin social të CNN por me titullin “nën presidenti merr dozën e dytë vaksinë” ndërsa më pas kjo përmirësohet, njoftojnë mediet transmeton “Bota Sot”.

Në rrjetin social është emituar video ku presidenti i zgjedhur amerikan Biden ka pranuar dozën e dytë të vaksinës, në përpjekjet për të bindur qytetarët për sigurinë dhe domosdoshmërinë e vaksinimit.

Përderisa dozën e parë ai e kishte pranuar rreth një muaj më parë, dozën e dytë Biden e morri në spitalin New York në shtetin Delaver ka njoftuar Reuters.

Kur Biden pat marr dozën e parë të vaksinës, atë e pat bërë në transmetimin direkt të televizioneve kombëtare, ndërsa tash ka video nga kjo.

CNN gjatë njoftimit ka bërë një gabim në transmetim, duke e quajtur presidentin Biden si nën-presidenti i zgjedhur, gjë që u vërejt dhe është komentuar nga shfrytëzuesit e rrjeteve sociale që pastaj e kanë komentuar në shaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat