Amsterdami nuk do të jetë më i njëjtë, turistët nuk do të mund të konsumojnë marihuanë nëpër kafiteri

Evropë

Amsterdami nuk do të jetë më i njëjtë, turistët nuk do të mund të konsumojnë marihuanë nëpër kafiteri

Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:15
Foto Ilustrim

Kryetarja e qytetit holandez Amsterdam, Femke Halsema, ka propozuar që t’i ndalohet turistëve hyrja nëpër kafiteritë e njohura të qytetit ku shesin marihuanë, shkruan The Guardian.

“Numri i madh i turistëve në Amsterdam vijnë për shkak të konsumimit të drogave të lehta – por kjo ka bërë që vendi të mbingarkohet”, ka deklaruar Halsema,

Ndryshe ajo është anëtare e Partisë së Gjelbër GroenLinks, kurse në postin e kryetares së qytetit është nga viti 2018.

“Amsterdami është një qytet kosmopolit dhe duam të kemi turistë, por do të donim të vinin për shkak të bukurisë dhe kulturës së vendit”, ka shtuar ajo.

Kanabisi teknikisht është i kundërligjshëm në Holandë, por posedimi i një sasie prej pesë gramëve për përdorim personal është dekriminalizuar në vitin 1976.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat