''Krishtlindja në shishe'', Estoni, aty ku bredhat riciklohen dhe kthehen në pije tonike

Evropë

''Krishtlindja në shishe'', Estoni, aty ku bredhat riciklohen dhe kthehen në pije tonike

Më: 23 janar 2021 Në ora: 22:49
Estoni

Pema e Krishtlindjes nuk është vetëm një objekt feste për t’u parë, shija e saj mund të hyjë në punë gjithashtu. Kur sezoni i festave mbaron, disa pemë në rajonin baltik i dërgohen një familjeje në ishullin estonez Sarema, ku riciklohen dhe kthehen në pije tonike.

Pija përbëhet nga gjilpëra bredhi të shtypura dhe të përziera me kardamon dhe lëkurë limoni. Rezultati është një pije sa e hidhur dhe e ëmbël e lloit “soda”, e pasuruar me aromën e Krishtlindjes dhe që bën mirë për shëndetin.

“Bredhi është një pemë e njohur për nordikët. Për shekuj me radhë është përdorur dhe është i mirë për vitamina dhe minerale, pasi ka shumë vitaminë C dhe D. Dhe në këto kohë kur njerëzit janë në luftë me pandeminë, ajo është edhe më e kërkuar,” – thotë Tarmo Virki, themelues i distilerisë Lahhentagge.

Tre vjet më parë, kompania ricikloi pemën e parë të Krishtlindjes nga sheshi i një qyteze në ishull. Më pas, ajo mori një tjetër nga toka mëmë.

Tani, bredhat po merren nga sheshet e kryeqytetit të Finlandës, Helsinki, si dhe nga qyteti resort i Letonisë, Jurmala.

“Mendoj se është diçka interesante. Është një risi dhe ideja për t’i dhënë pemës së Krishtlindjes një jetë të dytë tingëllon bukur,” – thotë Aleksandra Stramkale, drejtoreshë e qendrës turistike në Jurmla, Letoni.

Por jo të gjitha 50 milionë pemët e Krishtlindjes që zbukurojnë çdo vit Evropën përfundojnë në shishe. Variantet e vogla që përdoren nëpër shtëpi zakonisht janë shumë të thata. Por simotrat e tyre të ngritura në qendrat e qyteteve nordike përmbajnë më shumë lagështirë dhe ingredientët e duhur për këtë pije unike.

“Një bredh mund të përdoret për të prodhuar deri në 10 mijë litra ujë tonik të lidhur me shpirtin e Krishtlindjes,” – tregon gazetari i Euronews Janis Laizans.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat