Kolaps në Portugali, u kanë mbetur vetëm shtatë shtretër në repartet e kujdesit intensiv

Evropë

Kolaps në Portugali, u kanë mbetur vetëm shtatë shtretër në repartet e kujdesit intensiv

Më: 30 janar 2021 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Ministria portugeze e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se në repartet e kujdesit intensiv në pjesën kontinentale të vendit, kanë bërë vetëm tetë shtretër të lirë për pacientët e prekur me coronavirus.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, tregojnë se nga 850 shtretër në repartet e kujdesit intensiv të dedikuar për pacientët me COVID-19, aktualisht janë 843 të zënë.

E si rezultat i rritjes së numrit të rasteve të reja me coronavirus, organet kompetente janë detyruar që disa pacientë në gjendje kritike t’i dërgojnë në ishull.

Vendi me dhjetë milionë banorë, ka në dispozicion 420 shtretër shtesë në repartet e kujdesit intensiv të dedikuar për të sëmurët me sëmundje tjera.

Në Portugali deri më tani janë infektuar 711.018 persona, kurse 12.179 tjerë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat