Vonesat me vaksinat, edhe Gjermania “kërcënon” kompanitë prodhuese me masa

Evropë

Vonesat me vaksinat, edhe Gjermania “kërcënon” kompanitë prodhuese me masa

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:33
Gjermania

Tashmë durimit mesa duke se po i vjen fundi. Autoritetet gjermane, njësoj si ato në Itali dhe shumë vende të tjera të botës po mendojnë të ngrenë një padi ndaj kompanive prodhuese të vaksinës antiCovid.

Padia është e njëjtë, për shkak të vonesave të shkaktuara në furnizim, të cilat kompanitë e justifikojnë me një procedurë ristrukturimi për të rritur kapacitetet.

“Nëse zbulojmë që kompanitë nuk kanë zbatuar detyrimet e tyre, duhet të vendosim për pasojat ligjore. Asnjë kompani nuk mund të favorizojnë një vend tjetër në vend të BE përballë një marrëveshjeje të arritur”, u shpreh ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier, gjatë një interviste për “Die Welt”.

Kompanitë kryesore të prodhimit të vaksinave kundër koronavirusit kanë lajmëruar se vonesave me furnizimin me dozat e akorduara iu vjen fundi duke filluar nga java e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat