AstraZeneca do të sigurojë edhe 9 milionë vaksina anti-covid për BE, thotë Von der Leyer

Evropë

AstraZeneca do të sigurojë edhe 9 milionë vaksina anti-covid për BE, thotë Von der Leyer

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Presidenti i Komisionit Evropian thotë se gjiganti farmaceutik do të zgjerojë kapacitetin e prodhimit.

Kompania farmaceutike AstraZeneca ka pranuar që të siguroj edhe 9 milionë doza shtesë të vaksinës anti-covid për Bashkimin Evropian gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2021, shkruan “Independent”.

Tani ata kanë shënjestër që të prodhojnë dhe sigurojnë 40 milionë doza për në fund të marsit, por kjo përsëri është vetëm gjysma e sasisë që ata fillimisht kishin pasur për qëllim që të sigurojnë.

Kjo vonesë nisi një debat mes AstraZeneca dhe BE javën e kaluar. Pas një bisede me 7 krijuesit e vaksinës të dielën, Presidentja e komisionit evropian Ursula von der Leyen, tha se AstraZeneca do të filloj dërgesat e vaksinës një javë më herët sesa që ishte planifikuar dhe do të rris kapacitetin e prodhimit në Evropë.

Von der Leyen gjithashtu ka postuar në Twitter duke thënë se janë bërë hapa para në raportor me vaksinën.

Vaksinimi në BE është duke qenë shumë më i ngadaltë se në SHBA, dhe ky vaksinim i ngadaltë është fajësuar në problemet që kanë shtetet mes vete dhe gjithashtu vonesa në aprovimin e vaksinës në krahasim me shtetet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat