Gjermania dërgon punëtorë të kujdesit shëndetësor dhe ventilator në Portugali

Evropë

Gjermania dërgon punëtorë të kujdesit shëndetësor dhe ventilator në Portugali

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Ushtria e Gjermanisë do të dërgojë më shumë se 20 mjekë dhe infermierë në Portugali, ku spitalet janë afër mbingarkesës pasi vendi raporton mesataren më të madhe ditore në botë të rasteve të reja.

Vendi do të dërgojë 26 mjekë, infermierë dhe ekspertë të higjienës së bashku me 40 ventilator të lëvizshëm dhe 10 të palëvizshëm në Lisbonë të mërkurën, raporton The Guardian.

“Ne mbështesim miqtë tanë në Portugali të cilët e gjejnë veten në një situatë veçanërisht dramatike”, tha të hënën ministrja e mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Portugalia po lufton me një valë të tretë shkatërruese, gati gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve të coronavirusit të regjistruar gjatë janarit. Të Shtunën, autoritetet shëndetësore thanë se vetëm shtatë nga 850 shtretër ICU të vendosur për rastet COVID-19 në territorin e saj mbetën të lira.

Ekipi ushtarak gjerman do të sjellë gjithashtu 150 shtretër spitalorë në Portugali dhe synon të qëndrojë fillimisht për tre javë, tha ministria e mbrojtjes së Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat