Papa Francesku merr dozën e dytë të vaksinës

Evropë

Papa Francesku merr dozën e dytë të vaksinës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 00:56
Papa Francesku

Papa Francesku ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-covid. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Ansa, e cila i referohet burimeve të saj brenda Vatikanit.

Dozën e parë të vaksinës, Papa e bëri më 13 Janar. Sipas protokolleve mjekësore, doza e dytë e vaksinës anti-covid injektohet 3 javë më vonë.

Kështu që sot, kreu i Vatikanit u paraqit në klinikën mjekësore ku iu injektua doza e dytë e vaksinës për të patur imunizim të plotë ndaj koronavirusit Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat