Incident i tmerrshëm: Burri vetëhidhet nga kati i 17-të dhe zë poshtë foshnjen 5 muajsh

Evropë

Incident i tmerrshëm: Burri vetëhidhet nga kati i 17-të dhe zë poshtë foshnjen 5 muajsh

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:49
Incidenti i tmerrshëm ndodhi të enjten në qytetin jug-perëndimor të Rusisë, Voronezh dhe u kap nga një kamerë sigurie në rrugë

Një foshnje 5-muajshe, i seksit mashkull, humbi jetën teksa një burrë që u hodh nga kati i 17-të e zuri poshtë.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi të enjten në qytetin jug-perëndimor të Rusisë, Voronezh dhe u kap nga një kamerë sigurie në rrugë.

Pamjet tregojnë një nënë që shtyn karrocën me fëmijën e saj përgjatë një trotuari pranë një blloku apartamenti, ndërsa më pas mbi të bie edhe burri.

Pamjet tregojnë nënën e tmerruar që vrapon drejt fëmijës së saj ndërsa burri mbetet i palëvizur, i mbuluar nga gjaku.

Gruaja e dëshpëruar shihet duke ngritur foshnjën dhe duke e mbajtur atë në duar ndërsa qan për ndihmë.

Sipas policisë, burri vdiq menjëherë ndërsa foshnja ndërroi jetë në ambulancë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat