Italia shifra inkurajuese nga COVID-19, Greqia regjistron rritje të infektimeve

Evropë

Italia shifra inkurajuese nga COVID-19, Greqia regjistron rritje të infektimeve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Të dhëna inkurajuese vijnë nga Italia sa i takon të infektuarve me COVID-19. Ditën e sotme përtej Adriatikut janë raportuar 11.641 raste të reja, nga 13.442 që ishin ditën e djeshme.

Po ashtu është ulur dhe numri i viktimave.

Në 24 orët e fundit 270 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Greqinë e cila ka regjistruar sërish shira të larta të rasteve të reja. Në 24 orë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 733 persona.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin helen janë shënuar 163.946 persona të infektuar, ndërsa viktimat janë ndaluar në shifrën e 5.972 personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat