Edhe pse qeveria britanike mbylli palestrat si preventivë kundër COVID-19, klientët shkuan për të ushtruar – policia i zuri dhe përdori forcën për t’i shpërndarë

Evropë

Edhe pse qeveria britanike mbylli palestrat si preventivë kundër COVID-19, klientët shkuan për të ushtruar – policia i zuri dhe përdori forcën për t’i shpërndarë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia britanike ka kryer një “bastisje” brenda një palestre në Liverpool, e cila ishte hapur dhe kishte pranuar klientë pavarësisht se autoritetet kishin mbyllur ato si masë preventive kundër coronavirusit.

Ata madje përdoren forcën për të arrestuar një klient, e të tjerët goditeshin me shkop derisa po tentonin të arratiseshin.

Si rezultat i këtij operacioni policor, janë arrestuar tre persona dhe 52 tjerë janë dënuar kur u kapën në palestër në Merseyside.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një klient që mundohet të arratiset, kapet nga policët që për ta prangosur përdorin forcën – e të tjerët që ishin në palestër dhe tentuan të arratisen janë goditur me shufra.

Situata u tensionuar kur një 34-vjeçar filloi të bëhet agresiv, t’i shajë policët dhe të refuzojë bashkëpunimin me ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat