Ministri i jashtëm gjerman, Maas: Sanksionet do t’i afrojnë Rusinë dhe Kinën

Evropë

Ministri i jashtëm gjerman, Maas: Sanksionet do t’i afrojnë Rusinë dhe Kinën

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:02
Heiko Maas

Sanksionet e reja kundër Rusisë duhet të drejtohen ndaj njerëzve të duhur, tha sot Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

Ai gjithashtu shtoi se pezullimi i tubacionit të gazit Nord Stream 2 vetëm do ta shtynte Rusinë më afër Kinës.

“Ata që vënë në dyshim Nord Stream 2 duhet gjithashtu të marrin në konsideratë, të paktën gjeo-strategjikisht, cilat do të jenë pasojat dhe çfarë do të thotë kjo për ndikimin e Evropës në Rusi”, u tha Mas ligjvënësve gjermanë.

“Duhet të jetë absolutisht e qartë se ku do të çojë kjo në një kuptim gjeostrategjik: kjo do t’i sjellë Rusinë dhe Kinën më afër”, shtoi ai, raporton reuters.

Ndryshe, vendosja e tubave në pjesën daneze të trasesë së tubacionit të diskutueshëm dhe pothuajse të përfunduar ruso-gjerman të gazit Nord Stream 2 ka vazhduar këto ditë. Siç është njoftuar, ajo duhet të përfundojë deri në fund të muajit prill, raportojnë mediat gjermane. Autoritetet atje vazhdojnë të insistojnë në përfundimin e ndërtimit të tubacionit, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së që përpiqen të ndalojnë çështjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat