Rusia e gatshme të ndërpres raportet me BE

Evropë

Rusia e gatshme të ndërpres raportet me BE

Nga: F.B Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:08
Sergej Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov ka deklaruar se Rusia është e gatshme të ndërpres raportet me BE. Deri tek ndërprerja e raporteve me BE-në mund të vjen nëse Bruksel vendos sanksione të rrezikshme në sferat e ngeshme të ekonomisë.

"Qasja jonë është se jemi të gatshëm në këtë hap, ne kemi mund të vërejmë në disa raste më herët se përgatiten sanksione që do përbënin rrezik për ekonominë tonë”, tha ai.

Lavrov deklaroi se Rusia nuk dëshiron të izolohet nga bota, por është e nevojshme të jetë e gatshme për skenarin më të keq të mundshëm. Më herët përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Borel, pas vizitës në Moskë deklaroi se BE dhe Rusia gjenden para kthesës historike në lidhje me raportet e ndërsjella. Borel zbuloi se në momente të caktuara ka pasur biseda të ashpra me ministrin rus Lavrov.

"Zgjedhja që do të bëjmë do përcaktojë dinamikën e forcës ndërkombëtare në këtë shekull: nëse BE do shkojë drejt modelit të bashkëpunimit apo polarizimit në raportet me Rusinë, nëse do të bazohet në shoqëritë e hapura apo të mbyllura”, tha Borel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat