Formohet qeveria Draghi në Itali, nesër betimi te presidenti

Evropë

Formohet qeveria Draghi në Itali, nesër betimi te presidenti

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 20:01
Mario Draghi dhe Sergio Matarella

Formohet qeveria e re e Italisë me kryeministër Mario Draghi.

Kreu i ri i Këshillit të Ministrave në Romë do të bëjë betimin ditën e nesërme, në ora 12:00 pranë Presidentit të Republikës Sergio Matarella.

Pak minuta më parë, Draghi ishte në presidencë ku paraqiti edhe listën e ministrave të kabinetit të tij.

Ndërkohë, zbardhen edhe emrat e ministrave:

Luigi Di Maio – Ministër i Jashtëm

Luciana Lamoregese – Ministre e Brendshme (Konfirmohet)

Roberto Speranza – Ministër i Shëndetësisë (konfirmohet)

Federico D’Incà – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Elena Bonetti – Ministe e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Fabiana Dadone – Ministre e Politikave për të Rinjtë

Marta Carabia – Ministre e Drejtësisë

Vittorio Colao – Ministër i Inivacionit teknologjik dhe Digjitalizimit

Mara Carfagna – Ministre për Jugun dhe kohezionin territorial

Mariastella Gelmini – Ministre për Çështjet e Përgjithshme dhe Autonomitë

Kush është Mario Draghi?

Mario Draghi ka mbajtur më herët postet e Presidentit të Bankës Qëndrore Europiane dhe atë të Guvernatorit të Bankës së Italisë.

Profesor universitar, prej vitit 2005 Mario Draghi ka drejtuar Bankën Italiane e prej vitit 2011 deri më 2019 ka qënë President i Bankës Qëndrore Europiane.

Ka meritën se mundi të shpëtojë euron pas një krize të thellë financiare europiane  shkaktuar nga borxhi publik e që vuri në rrezik ekzistencën e monedhës së përbashkët europiane.

Në vitin 2012, në Londër do të deklaronte “se Banka Europiane ishte e gatshme të bënte gjithcka për të shpëtuar euron“.

Në vitin 2018 “Revista Forbes” e klasifikoi ndër 18 njerëzit më të fuqishëm të botës.

Shpresa e Presidentit Mattarella është që në këtë moment të vështirë ku ndodhet vendi, rënduar dhe nga kjo krizë qeverisëse, Mario Draghi të jetë rruga e shpëtimit për Italinë.

Mario Draghi ka deklauar publikisht se bindjet e tij politike janë për një  socializëm liberal e se është një katolik i devotshmë.

Profesori dhe ekonomisti Mario Draghi, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat