Lëvizja 5 Yje përjashton senatorët që votuan kundër Draghit

Evropë

Lëvizja 5 Yje përjashton senatorët që votuan kundër Draghit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:41
Lëvizja 5 Yje

Lëvizja 5 Yje ka vendosur të përjashtojë senatorët që votuan kundër besimit të qeverisë së re italiane drejtuar nga kryeministri Mario Draghi , që një ditë më parë u votua në dhomën e deputetëve të parlamentit Italian.

Qeveria e re italiane mori 262 vota pro, 2 abstenim e 40 vota kundër, ndër të cilat 15 ishin senatorë të Lëvizjes 5 Yje.

Lajmin për përjashtimin e tyre e ka bërë të ditur  kreu politik i kësaj force politike Vito Crimi i cili përmes një postimi në Facebook shprehet se 15 senatorët do të përjashtohen nga kjo forcë politike e vendimi do t’u komunikohet nga kryetari i grupit politik të Senatit të Lëvizjes 5 Yje.

Kjo lëvizje është një nga forcat kryesore të koaliconit të gjerë qeverisës, e bën gjithashtu me dije se një aksion disiplinor do të ndërmerret dhe ndaj atyre që kanë munguar pa motiv gjatë votës në Senat.

Brenda Lëvizjes 5 Yje është shfaqur një rrymë e cila është kundër qeverisjes së Mario Draghi si kreu i ekzekutivit italian, e kanë anuncuar se shumë shpejt do të mbajnë një event online me titull “V DAY, kundër qeverisjes Draghi.”

Gjatë ditës së sotme Kryeministri Mario Draghi e ekzekutivi i tij pritet të marrë votëbesimin në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat