Italia regjistron 347 viktima 24 orët e fundit, rritet numri i infeksioneve të reja

Evropë

Italia regjistron 347 viktima 24 orët e fundit, rritet numri i infeksioneve të reja

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:28
Ilustrim

Italia vijon të raportojë shifra të larta të vdekjeve nga COVID, ku vetëm 24 orët e fundit, 347 pacientë kanë humbur jetën.

Autoritetet në vendin fqinj raportojnë se kanë rezultuar pozitivë për koronavirus, 13,762 persona, nga 288,458 testime të realizuara.

Aktualisht në kujdes intensiv janë 2,045 pacientë, ndërsa shqetësuese është edhe shkalla e pozitivitetit prej 4,8 %.

Ditën e djeshme, Italia regjistroi 12 074 infeksione të reja dhe 369 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat