Turqi/ 7210 të shëruar dhe 7857 raste të reja me COVID në 24 orë

Evropë

Turqi/ 7210 të shëruar dhe 7857 raste të reja me COVID në 24 orë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.857 raste të tjera të COVID-19, përfshirë 635 pacientë simptomatikë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,63 milionë, prej të cilëve 27.983 kanë vdekur, përfshirë 80 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu, 7.210 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,51 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 32,21 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 118.911 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.180.

Më herët gjatë ditës, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, bëri të ditur se Turqia nga 1 marsi gradualisht do të fillojë normalizimin dhe heqjen e masave kundër COVID-19.

Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat