Procesi i vaksinimit, disa shtete vendosin të japin një dozë për disa raste, Suedia 'zhbllokon' AstraZeneca

Evropë

Procesi i vaksinimit, disa shtete vendosin të japin një dozë për disa raste, Suedia 'zhbllokon' AstraZeneca

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:14
AstraZeneca

Procesi i vaksinimit, disa shtete vendosin të japin një dozë  për disa raste,  Suedia 'zhbllokon' AstraZeneca

Italia do të administrojë një dozë të vetme vaksine për ata persona që kanë kaluar tashmë  COVID-19, bëri me dije ministria e shëndetësisë.

Rekomandimi vlen për njerëzit e diagnostikuar me COVID tre dhe gjashtë muaj më parë. Franca dhe Spanja njoftuan një politikë të ngjashme muajin e kaluar, një lëvizje që duket se ka për qëllim ruajtjen e vaksinave dhe rritjen e furnizimeve ndërsa vendet e BE po përpiqen të drejtojnë fushatat e tyre të vaksinimit për shkak të ndërprerjeve të furnizimit nga kompanitë farmaceutike.

Italia, e cila ka një popullsi prej rreth 60 milion banorësh, ka administruar 4.76 milion doza vaksinash, me rreth 1.5 milion njerëz që  kane marre te dyja dozat.

Komisioni për vaksina në Gjermani po ashtu konfirmoi se personat që e kanë kaluar COVID-19, duhet të marrin vetëm një dozë të vaksinës të prodhuar nga AstraZeneca. Një dozë e kësaj vaksine duhet t’i jepet  një pacienti 6 MUAJI pasi është  diagnostikuar me COVID-19.

Suedia nga ana tjetër është vendi më i fundit  evropian që rekomandon vaksinën e Astrazeneca-s edhe  për personat mbi 65-vjeç. Bashkë me një numër vendesh të tjera evropiane sikundër Gjermania, Franca , që tani po ndryshojnë politikat, Suedia më herët nuk e rekomandonte vaksinën për të moshuarit duke shpjeguar se ka pasur mungesë të të dhënave nga testet klinike për këtë grupmoshë.

Vendime të tilla pritet të mbushin edhe boshllëqet që janë krijuar nga mungesa e vaksinave apo vonesa ne furnizim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat