Një foshnje vetëm 37-ditëshe/ Greqia qan viktimën më të re të koronavirusit

Evropë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Greqia ka mbajtur zi për një foshnje vetëm 37 ditëshe, më e reja mes afro 6800 viktimave të koronavirusit në vend.

“Fatkeqësisht ne sot kemi viktimën më të re të pandemisë në vendin tonë, një foshnje që kaloi 17 nga gjithsej 37 ditët e saj, duke luftuar me koronavirusin”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një postim në Twitter.

“Dhimbja e kësaj dite është e papërballueshme”, shtoi ai.

Ministria e shëndetësisë tha se foshnja, një djalë, ishte dërguar në spitalin e fëmijëve në athinë në mes të shkurtit me një inflamacion nazal dhe ethe dhe ishte vënë në kujdes intensiv një ditë më pas. Ai u nda nga jeta të dielën. Rreth 6800 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Greqi ndërsa rreth 480 të tjerë janë aktualisht në kujdes intensiv. Ministria e shëndetësisë kërkoi javën e shkuar ndihmë nga spitalet private pasi pranoi se sistemi i shëndetit publik në Athinë ishte nën një presion të papërballueshëm.

Greqia ka mbajtur zi për një foshnje vetëm 37 ditëshe, më e reja mes afro 6800 viktimave të koronavirusit në vend. “Fatkeqësisht ne sot kemi viktimën më të re të pandemisë në vendin tonë, një foshnje që kaloi 17 nga gjithsej 37 ditët e saj, duke luftuar me koronavirusin”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një postim në Twitter.

“Dhimbja e kësaj dite është e papërballueshme”, shtoi ai.

Ministria e shëndetësisë tha se foshnja, një djalë, ishte dërguar në spitalin e fëmijëve në athinë në mes të shkurtit me një inflamacion nazal dhe ethe dhe ishte vënë në kujdes intensiv një ditë më pas. Ai u nda nga jeta të dielën. Rreth 6800 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Greqi ndërsa rreth 480 të tjerë janë aktualisht në kujdes intensiv. Ministria e shëndetësisë kërkoi javën e shkuar ndihmë nga spitalet private pasi pranoi se sistemi i shëndetit publik në Athinë ishte nën një presion të papërballueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat