Willaim thotë se Familja Mbretërore nuk është raciste

Evropë

Willaim thotë se Familja Mbretërore nuk është raciste

Më: 11 mars 2021 Në ora: 13:23
Princi William

Duka i Kembrixhit ka thënë se mbretërit nuk janë “familje raciste” në komentet e tij të para pas akuzave nga Duka dhe Dukesha e Sussex në një intervistë televizive.

Duke folur gjatë një vizite në Londrën lindore, Princi William tha se ai nuk kishte folur ende me vëllanë e tij, por do ta bëjë këtë, shkruan BBC.

Pallati Buckingham tha të martën se pretendimet se një anëtar i familjes mbretërore vuri në dyshim ngjyrën e lëkurës së foshnjës së Meghan Markle, ishte ‘shqetësuese’.

Çështja do të adresohet privatisht.

Në një deklaratë, Pallati tha se “kujtimet mund të ndryshojnë” por që Harry dhe Meghan “do të ishin gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes”.

Në intervistën televizive, Meghan i tha Oprah Winfrey se Princi Harry ishte pyetur nga një anëtar i familjes pa emër “sa e errët” mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie.

Princi Harry më vonë i sqaroi Oprahsë se komentet nuk ishin bërë nga Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut.

Ndërsa largohej nga një shkollë në Stratford së bashku me gruan e tij Dukeshën e Kembrixhit të enjten, Princi Ëilliam u pyet nga një reporter: “A është familja mbretërore një familje raciste, zotëri?”.

Duka u përgjigj: “Ne nuk jemi familje raciste”.

I pyetur nëse ai kishte folur me Princin Harry që nga intervista e Oprah, Princi william tha: “Jo, unë nuk kam folur ende me të, por do të flas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat