Mbretëria e Bashkuar rrit rezervat e armëve bërthamore

Evropë

Mbretëria e Bashkuar rrit rezervat e armëve bërthamore

Më: 16 mars 2021 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Britania e Madhe do të rrisë rezervat e kokave bërthamore me më shumë se 40 për qind për të arritur një siguri më të madhe në një mjedis global të rrezikshëm dhe për t’u përballur me kërcënime të reja teknologjike, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

Vendi më parë kishte zvogëluar rezervat e armëve bërthamore gjersa në vitin 2010 qeveria vendosi një kufi prej 180 kokave për periudhën që mbulonte mesin e viteve 2020.

Johnson shfuqizoi kufirin e caktuar dhe tha se numri do të rritet në një maksimum prej 260 kokave, raporton bbc.

“Për shkak të rreziqeve nga shtetet me armë bërthamore, vendet në zhvillim dhe ato që nxisin terrorizmin bërthamor, Britania ka nevojë për armë bërthamore për parandalim, për të garantuar të vetat dhe sigurinë e aleatëve të saj”, tha raporti.

“Disa shtete tani po rritin ndjeshëm dhe po ndryshojnë arsenalin e tyre bërthamor”, tha qeveria. “Rritja e konkurrencës globale, sfidat e rendit ndërkombëtar dhe përhapja e teknologjive potencialisht shkatërruese paraqesin një kërcënim për stabilitetin strategjik”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat