Kryeministri francez Jean Castex: Do të vaksinohem me AstraZeneca

Evropë

Kryeministri francez Jean Castex: Do të vaksinohem me AstraZeneca

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:27
Jean Castex

 Kryeministri francez, Jean Castex theksoi për BFM-TV se menjëherë pas lejimit të vaksinimit nga EMA me vaksinën anglo-suedeze, ai do të vaksinohej me AstraZeneca.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi se shpresonte të rifillonte sa më shpejt vaksinimin në të gjithë vendin me vaksinën e AstraZeneca nëse EMA do ta lejonte, ndërkohë që disa shtete europiane e kanë pezulluar këtë vaksinë.

Grupi farmaceutik anglo-suedez theksoi se kishte asnjë provë të një rreziku në rritje për sa i përket një mpiksjeje të gjakut të shkaktuar nga vaksina e saj, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) beson se nuk ka asnjë arsye për të mos e përdorur këtë vaksinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat