Italia do të rifillojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca të premten

Evropë

Italia do të rifillojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca të premten

Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:31
Ilustrim

Rregullatori i barnave në Itali, AIFA, planifikon të rifillojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca të Premten pas një rekomandimi nga Agjencia Evropiane e Barnave të Enjten se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet, sipas zyrës së shtypit të Ministrisë Italiane të Shëndetësisë.

AIFA konsideron se “arsyet e ndalimit të përdorimit të vaksinave, të lëshuara më 15 mars 2021, nuk ekzistojnë më”, duke iu referuar vendimit të fundit të Italisë për të pezulluar përdorimin masiv të vaksinës AstraZeneca.

Të premten “porsa Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor (CHMP) të lëshojë mendimin e tij.

 AIFA do të revokojë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca, duke lejuar kështu një rifillim të plotë të fushatës së vaksinimit nga ora 15.00,” thuhet më tej në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat