Ish-kryeministri italian lë spitalin pas kontrollit rutinë

Evropë

Ish-kryeministri italian lë spitalin pas kontrollit rutinë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 06:27
Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, la këtë të mërkurë, 24 mars, spitalin San Raffaele në Milano. 

Drejtuesi i Forza Italia ishte shtruar në spital të hënën për një kontroll rutinë dhe për të rregulluar terapinë që po ndjek në fazën e rikuperimit pas infektimit  nga Covid-19.

Avokati i tij, Federico Cecconi, kishte folur për shtrimin në spital të Berlusconit në fillim të seancës gjyqësore për çështjen Ruby ter. 

“Për problemet shëndetësore – shpjegoi ai – Silvio Berlusconi është shtruar në spital që nga e hëna në mëngjes”. 

Mbrojtja e udhëheqësit të Forza Italia ka vendosur “të mos bëjë një pengesë ligjore” për të kërkuar shtyrjen e gjykimit.

Avokati kishte shpjeguar më tej se Berlusconit  do ti duhen disa ditë shtrimi në spital dhe më tej do të vlerësohet situata e tij.

Prej disa muajsh ka nisur gjyqi në Milano për çështjen Ruby ter, i cili sheh të akuzuar Berlusconin dhe 28 persona të tjerë dhe me akuzat e korrupsionit në dokumentet gjyqësore dhe dëshminë e rreme në qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat