​Mali i Zi: S’ka prova që vdekja e pacientit kishte të bënte me AstraZeneca

Evropë

​Mali i Zi: S’ka prova që vdekja e pacientit kishte të bënte me AstraZeneca

Më: 5 prill 2021 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi njoftoi sot se po vazhdon vaksinimi me AstraZeneca dhe se tani për tani nuk ka asnjë provë që shkaku i vdekjes së një tetëdhjetëvjeçari, ishte vaksina që ai mori një ditë më parë.

Komisioni për analizën e efekteve anësore pas vaksinimit të Institutit të Shëndetit Publik po shqyrton mundësinë e lidhjes së vdekjes së një pacienti me rreziqe të shumta shëndetësore dhe sëmundje shoqëruese që mund të kishin rezultuar në vdekje të papritur gjatë vaksinimit me AstraZeneca.

Siç thuhet, "tani për tani, nuk ka asnjë lidhje me vaksinimin, dhe derisa të provohet një lidhje e qartë, vaksinimi vazhdon".

Komisioni i Institutit të Shëndetit Publik beson se imunizimi duhet të vazhdojë duke pasur parasysh të gjitha të dhënat aktualisht në dispozicion, si dhe faktin se pezullimi i programit do të bartë një rrezik potencialisht më të lartë për shëndetin e njerëzve të pavaksinuar për shkak të infeksionit të mundshëm me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat