​Rusia nis zhvendosjen e anijeve luftarake

Evropë

​Rusia nis zhvendosjen e anijeve luftarake

Më: 8 prill 2021 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se po lëviz më shumë se 10 anije të marinës së saj nga Kaspiku në Detin e Zi.

Kjo manovër përfshin anije zbarkuese dhe anije lufte artilerie. Qëllimi i këtij transferimi është të marrë pjesë në stërvitje, raporton Reuters bazuar në raportin e agjencisë së lajmeve Interfax.

"Si pjesë e stërvitjeve në kushtet e dimrit, më shumë se 10 anije amfibi dhe artilerie dhe anije të tjera nga rrethi ushtarak jugor po kryejnë një kalim ndër-flotash nga Kaspiku në Detin e Zi," tha ministria sot.

Reuters raporton se Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë shprehur shqetësim rreth akumulimit të ushtrisë ruse pranë kufijve ukrainas dhe Moska ka thënë që forcat e saj do të qëndrojnë të pranishme për aq kohë sa është e nevojshme dhe nuk paraqesin ndonjë kërcënim.

Agjencia thotë se të martën, ushtria ruse njoftoi se do të fillonte kontrollin e planifikuar të gatishmërisë luftarake të forcave të saj, i cili do të përfshijë më shumë se 4.000 stërvitje këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat