Komisioni Europian synon që në vitin 2022 të përdorë vetëm këto dy vaksina

Evropë

Komisioni Europian synon që në vitin 2022 të përdorë vetëm këto dy vaksina

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:41
Komisioni Europian

Tashmë vaksinat që dyshohet se shkaktojnë efekte anësore te qytetarët, kryesisht te grupmoshat poshtë 60-vjeç, janë AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.

Kjo ka bërë që qeveria italiane me në krye kryeministrin Mario Draghi të marrë vendimin që vaksinimin me Johnson&Johnson ta bëjë vetëm te moshat mbi 60 vjeç, shkruajnë mediet e huaja.

Referuar të njëjtave informacione të siguruara nga gazeta “La Stampa” thuhet se Komisioni Europian, në konsultim me qeveritë e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, pas përfundimit të kontratave me AstraZeneca-n, do të vazhdojë vaksinimin vetëm me vaksinat Pfizer dhe Moderna në vitin 2022.

Kjo sepse të dhënat e deritanishme të këtyre dy vaksinave ofrojnë siguri më të madhe për të vaksinuarit, krahasuar me dy të tjerat dhe Sputnik V, vaksina ruse (që nuk ka marrë ende dritën jeshile për përdorim në BE).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat