Gjykata ruse mbyll organizatën e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny

Evropë

Gjykata ruse mbyll organizatën e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:44
Alexei Navalny

Drejtori i Fondacionit, “Navalny Kundër Korrupsionit”, Ivan Zhdanov, tha se organizatat e disidentit rus të arrestuar, Alexei Navalny nuk i lejohet më të punojë sipas një urdhri të gjykatës në Moskë.

“Ndalimi mbetet në fuqi deri në vendimin përfundimtar mbi kërkesën e zyrës së prokurorit të Moskës për të shpallur organizatat ekstremiste”, shtoi Zhdanov, raporton evropaelire.

Navalny, i cili po mbahet në një burg jashtë Moskës, përfundoi një grevë urie tre javore javën e kaluar pasi mjekët i kërkuan të vazhdonte të hante, nga frika për jetën e tij.

Ai u dënua me burg në fillim të shkurtit për shkelje të dispozitave të dënimit me kusht sepse ishte në Gjermani duke u rikuperuar nga helmimi.

Navalny akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për helmimin e tij dhe tha se ndalimi ishte hakmarrje për mbijetimin e sulmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat