Tymosi kanabis, britaniku 19-vjeç ngrihet për vdekje kur u nxor jashtë nga babai

Evropë

Tymosi kanabis, britaniku 19-vjeç ngrihet për vdekje kur u nxor jashtë nga babai

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:28
Lyndon Turner

Një 19 vjeçar britanik ka vdekur nga hipotermia pasi e zuri gjumi jashtë në një park, kur babai e përzuri nga shtëpia se tymosi kanabis, thuhej në hetimet e policisë.

Babai i Lyndon Turner fajësonte tymosjen e kanabis për faktin se djali kishte dëmtuar makinën e familjes në një aksident, ne 1 dhjetor të vitit që shkoi. Ata kishin debatuar dhe babai i tha të largohej nga shtëpia në qytezën e Ascot, duke besuar se do te kishte ku të qëndronte te miqtë e tij.

Nuk është e qartë se ku shkoi Lyndon pas kësaj, po i riu që punonte në montimin e dritareve  kishte rënë në gjumë në parkun e Chobham Common, ku u gjet i vdekur një ditë më vonë nga kalimtarët.

Mjekja ligjore Karen Henderson tha në gjykatë se Lyndon kishte vdekur nga hipotermia dhe raporti i toksikologjisë tregonte se ai ishte përdorues i rregullt i kanabis.

Në gjykatë u tha se Lyndon i kishte shkruar të motrës për marrëdhënien e tensionuar me të atin.

“Lyndon duket se ishte përdorues i rregullt i kanabis, dhe kishte disa vështirësi me familjen prej një aksidenti të vogël me makinë kohët e fundit, si dhe shqetësimeve të të atit për përdorimin e kanabisit. Për fat të keq ai nuk zgjodhi të gjente një tjetër vend për të jetuar”, tha Henderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat