Kalaja e Drakulës në Rumani po ju ofron turistëve vaksina për koronavirus

Evropë

Kalaja e Drakulës në Rumani po ju ofron turistëve vaksina për koronavirus

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Në Kështjellën e Drakulës, është ngritur një qendër vaksinimi për Covid-19.

Mjekët prej aty, po japin Pfizer për këdo që viziton Kalanë Bran të shekullit të 14 në Rumaninë qendrore.

Gjatë çdo fundjave në maj, çdokush mund të paraqitet për t’u vaksinuar pa pasur nevojë për termin paraprakisht.

Ata gjithashtu marrin hyrje falas në ekspozitën e kalasë për 52 instrumentet e torturës mesjetare.

Kjo me shpresë që shërbimi të sjellë më shumë njerëz në kështjellën në malet Karpate të Rumanisë, ku numrat e turistëve kanë rënë gjatë pandemisë.

Kalaja e Branit shpreson që nisma e saj unike do të ndihmojë në rritjen e numrave të vaksinimit.

Kjo është pjesë e një përpjekje edhe qeveritare për të inkurajuar më shumë rumunë që të vaksinohen.

BBC raporton se Qeveria në Rumani, thotë se dëshiron të vaksinojë 10 milion njerëz deri në shtator, por pothuajse gjysma e rumunëve thonë se nuk dëshirojnë të marrin vaksinën, duke shënuar kështu një nga nivelet më të larta të hezitimit në Evropë, sipas një studimi nga Globesec.

Rumania ka regjistruar rreth një milion raste të infektimit me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë dhe gati 29000 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat