Jo më karantinë në Itali, nga 16 maji vendimi në fuqi për vendet e BE dhe zonës ‘Schengen’

Evropë

Jo më karantinë në Itali, nga 16 maji vendimi në fuqi për vendet e BE dhe zonës ‘Schengen’

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:14
Itali

Duke nisur nga 16 maji, të gjithë ata shtetas nga vendet e Bashkimit Evropian dhe të zonës ‘Schengen’ që hyjnë në Itali nuk do të detyrohen t’i nënshtrohen karantinës.

Kjo është ajo çka kërkohet nga një urdhëresë e nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nuk do të izolohen as ata që hyjnë nga Britania e Madhe dhe Izraeli, të cilët po ashtu duhet të paraqesin një tampon se rezultojnë negativë ndaj COVID-19.

Masat kufizuese do të jenë në fuqi për ata që vijnë nga Brazili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat