Parisienët ia mësyjnë kafeneve pas rihapjes

Evropë

Parisienët ia mësyjnë kafeneve pas rihapjes

Më: 19 maj 2021 Në ora: 14:12
Foto

Për parisienin Elie Ayache bota u duk më normale të mërkurën pas lirimit të masave të pandemisë dhe rihapjes së gastronomisë në Paris.

Ai hyri përsëri në kafenenë e tij të preferuar për të pirë kafen e mëngjesit e për të ngrënë një kroasant, shkruan Reuters.

Kafenetë dhe restorantet franceze rifilluan t’u shërbejnë klientëve, pas një mbyllje gjashtë mujore të vendosur nga qeveria për të provuar që të parandalojnë përhapjen e virusit, derisa edhe kjo bëri që banorët e Francës me padurim të dalin dhe të shijojnë kohën në vendet e tyre të preferuara që iu kishin munguar për shumë muaj rresht.

“Unë padurim po prisja që të kthehesha në jetën time dhe tek personi që isha më parë”, tha Ayache, ndërsa u ul në tarracën jashtë Les Deux Magots, një kafene që dikur ishte një strehë për Ernest Hemingëay dhe të famshëm të tjerë letrar, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti francez Emmanuel Macron shënoi rihapjen, duke iu bashkuar kryeministrit të tij, Jean Castex, për një kafe në një kafene pranë Pallatit Elysee.

“Këtu po shkojmë! Tarraca, muze, kinema, teatro … Le të zbulojmë sërish gjërat që përbëjnë artin e të jetuarit,” shkroi Macron në llogarinë e tij në Twitter.

Pandemia globale e detyruar mbylljen e lokaleve në të gjithë botën, por në Francë, në kombin që shpiku kuzhinën e lartë, mbyllja u ndie veçanërisht fort.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, populli francez e kalon kohën më të madhe duke ngrënë ose pirë më shumë se në secilin komb tjetër të zhvilluar në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat