​Bie borë në Bosnjë, temperaturat nën zero

Evropë

​Bie borë në Bosnjë, temperaturat nën zero

Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Sipas mediave lokale, bora në maj nuk është një dukuri e zakonshme në malet e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Siç thekson "Klix.ba", këtë vit u regjistrua një pranverë shumë e ftohtë dhe me shi, kështu që bora në male nuk është befasi. Sidoqoftë, bora e sotme në Vlashiq u shkaktoi probleme barinjve që kullosnin kopetë e tyre në shpatet e këtij mali.

Në pjesën më të madhe të Bosnjës dhe Hercegovinës, moti me re dhe me shi ka mbizotëruar ditët e fundit, me temperatura jashtëzakonisht të ulëta për këtë pjesë të vitit, dhe minus tre gradë u matën në Vlashiq këtë mëngjes. Përveç Vlashiqit, temperatura ra nën zero këtë mëngjes në Bjelashnica - minus 6 gradë.

Instituti Federal Hidrometeorologjik ka parashikuar një përmirësim të kushteve të motit për nesër, si dhe një rritje të temperaturave, por ende nuk ka ndonjë përmirësim afatgjatë, pasi moti me re pritet përsëri për fundjavën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat