Nis plazhi në Itali, pas lehtësimit të masave, italianët shijojnë diellin dhe detin

Evropë

Nis plazhi në Itali, pas lehtësimit të masave, italianët shijojnë diellin dhe detin

Më: 22 maj 2021 Në ora: 16:58
Itali

Moti i nxehtë dhe zbutja e masave anti-COVID, ka bërë që qytetarët Italianë të vërshojnë drejt plazheve pas shumë muajsh karantinë.

Më në fund Italianët mund t’u rikthehen aktivitetit që pëlqejnë më tepër, të marrin rreze dielli dhe të relaksohen në plazhet mahnitëse. Në plazhin e Mondelos, në periferi të Palermos, qindra vetë shijuan motin e ngrohtë pranë detit, teksa qeveria italiane së fundmi ka zbutur masat anti-COVID.

“Ndihem e sigurt pasi kam përshtypjen se pandemia është nën kontroll, por kjo s’do të thotë që ka përfunduar. Prandaj ndihem e lumtur dhe e lirë”, thotë Rosella Pozzoli, rezidente në Palermo.

“Pas kaq shumë sakrificave, është një ndjesi e pabesueshme të jesh këtu. Veçanërisht me këtë det, me këta njerëz, kjo jetë, kjo kuzhinë…një ndjesi fantastike”, shprehet Luca d’Urso, rezident në Palermo.

Italia raportoi 218 viktima ditën e premte krahasuar me 164 të një dite me pare, teksa numri i të infektuarve u ul nga 5741 në 5218.

Shteti fqinj ka regjistruar deri më tani mbi 125 mijë vdekje të lidhura me COVID-19 që nga nisja e pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, shteti i dytë për nga fatalitetet në Europë dhe i shtati në botë. Deri më tani Italia ka regjistruar mbi 4.18 milionë raste me virusin vdekjeprurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat