Arrin në 14 numri i viktimave nga rënia e teleferikut në Itali

Evropë

Arrin në 14 numri i viktimave nga rënia e teleferikut në Itali

Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:35
Foto

(E plotësuar 22:30) - Ka arritur në 14 numri i viktimave nga rënia e teleferikut që po çonte vizitorët në një majë të malit për të shikuar disa nga liqenet më piktoreske të Italisë Veriore.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë i cili fillimisht u dërgua në spital po nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra, kanë thënë shërbimet e urgjencës italiane, shkruan AP.

Kryebakiakja e Stresat, Marcella Severino, tha se sipas gjitha gjasave një kabllo ishte prishur gjersa teleferiku ishte në lëvizje dhe më pas kishte rënë përtokë.

Sipas saj makina ishte rrotulluar disa herë deri sa kishte goditur disa pemë kurse nga ata që vdiqën u hodhën nga kabina.

Qeveria italiane urdhëroi një komision për të hetuar katastrofën, e cila vë në pyetje cilësinë dhe sigurinë e infrastrukturës së transportit të Italisë.

Nërsa në mediat italiane, makina besohej se kishte rënë nga rreth 15 metra lartësi .

***

Ka shkuar në 12 numri i të vdekurve nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Itali ku një kabinë teleferiku është shkëputur dhe ka rënë nga rreth 1500 metra lartësi.

Ngjarja e rëndë është shënuar në provincën e Verbania-Cusio-Ossola të Italisë. Një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 15 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.

Mediat italiane raportojnë se deri tani janë konfirmuar 12 persona të vdekur, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë ndodhen edhe 2 fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç.

Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos. Sipas mediave italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavoje.

Incidenti, ndodhi rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme rreth 100 metra larg shtyllës së fundit të stacionit të mbërritjes.

Teleferiku në zonën e Mottaron ishte hapur më 24 prill, e cila për më shumë se një vit ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat