COVID-19 në Greqi, ulen shifrat e infektimeve, regjistrohen 38 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

COVID-19 në Greqi, ulen shifrat e infektimeve, regjistrohen 38 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Autoritet shëndetësore në Greqi kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Sipas njoftimit të tyre, në 24 orët e fundit janë regjistruar 877 persona të infektuar. Po në këtë interval kohor, janë shënuar 38 të vdekur, duke e çuar këtë numër që nga fillimi i pandemisë në 11.772.

Sipas raportimeve në të gjitha spitalet e Greqisë, ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv 569 qytetarë, mosha mesatare e të cilëve është 67 vjeç.

Numri i rasteve aktive është 389.804, ndërsa shumica e tyre janë burra.

Sa i përket rajoneve më të prekura, i pari në listë është ai i Atikës, me 470 të infektuar, në Selanik 90, në Larisë 25 dhe Etolokaranania 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat