Bjellorusia devijon fluturimin e një aeroplani për të arrestuar një gazetar

Evropë

Bjellorusia devijon fluturimin e një aeroplani për të arrestuar një gazetar

Më: 23 maj 2021 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Një aeroplan i Ryanair nga Greqia i nisur për në Lituani ka devijuar për në Bjellorusi për disa orë këtë të diel, për të arrestuar një gazetar që gjendej në bord dhe ishte ngritur kundra shtetit.

Kombet evropiane reaguan me zemërim, duke akuzuar Bjellorusinë për “terrorizëm shtetëror”.

Ish-redaktori i grupit Nexta, Roman Protasevich, u arrestua para se avioni të lejohej të rifillonte fluturimin. Ndërsa mediat e

Bjellorusisë kanë thënë se një MiG-29 shoqëroi avionin në Minsk për shkak të një frike nga bomba, por nuk u gjet asnjë eksploziv.

Pasagjerët që mbërritën thanë se situata në Minsk kishte qenë e qetë, por se atyre nuk u ishte dhënë asnjë informacion i tillë.

Avioni kishte arritur në destinacionin e tij të parë Lituaninë, shtatë orë më vonë sesa orari i rregullt.

Njëri nga pasagjerët kishte thënë se gazetari dukej shumë i frikësuar dhe i pikëlluar, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat