Tragjedia me 14 viktima në Itali/ I mbijetuari i vetëm del nga koma!

Evropë

Tragjedia me 14 viktima në Itali/ I mbijetuari i vetëm del nga koma!

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:47
Itali

I mbijetuari i vetëm i tragjedisë me teleferik në Itali, ku humbën jetën 14 persona ka dalë nga koma.

Fëmija 5-vjeçar, u zgjua dje plotësisht, mori frymë vetëm dhe filloi të vuante nga dhimbja e shkaktuar nga frakturat dhe traumat.

Mediat italiane shkruajnë se pasi hapi sytë në dhomën e tij në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Regina Margherita në Torino, Eitan filloi të shikonte përreth.

Ai lëvizi kokën, u përpoq të kuptonte se ku ishte dhe i ra në sy tezja e tij Aya.

HETIMET PER AKSIDENTIN

Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti mund të klasifikohet si një ngjarje kriminale pasi dyshohet se tre të arrestuarit e kanë bërë qëllimisht. Në një prononcim për mediat shefi i shërbimit të teleferikut Mottarone,  Gabriele Tadini, ka pohuar se frenat e emergjencës ishin çaktivizuar qëllimisht.

Ai është shprehur se sistemi i frenave të emergjencës kishte dalë jashtë funksionit duke shkaktuar kështu rrëzimin tragjik ku humbën jetën 14 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat