Qindra njerëz dalin në protesta solidarizuese me Bjellorusinë

Evropë

Qindra njerëz dalin në protesta solidarizuese me Bjellorusinë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:05
Pamje nga protesta

Qindra njerëz në Poloni dhe Lituani u mblodhën për protesta të shtunën për të treguar mbështetjen për opozitën në Bjellorusinë fqinje.

Ata bënë thirrje për lirimin e një disidenti bjellorus i cili u arrestua së bashku me të dashurën e tij kur fluturimi i tyre iu ndërrua drejtimi, për në Minsk.

Ndalimi i çiftit shkaktoi zemërim global dhe bëri që BE-ja të nxisë linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore bjelloruse.

Protestat u zhvilluan edhe në vende të tjera të Evropës, si dhe në SHBA dhe Australi.

Roman Protasevich, 26 vjeç, dhe Sofia Sapega, 23 vjeç, po fluturonin nga Greqia për në Lituani të dielën kur një avion luftarak mbi qiellin e Bjellorusisë shoqëroi avionin e tyre drejt aeroportit të Minskut për shkak të një kërcënimi për bombë që doli të ishte i rremë.

Ata u arrestuan sapo u ul avioni i Ryanair.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat