Sa do t’i kushtojë Rafalei Kroacisë?

Evropë

Sa do t’i kushtojë Rafalei Kroacisë?

Më: 30 maj 2021 Në ora: 15:11
F3R Rafale

Prapa vendimit të qeverisë se Kroacia do të blejë 12 aeroplanë luftarakë F3R Rafale për 999 milionë euro, ka ende shumë pyetje pa përgjigje rreth asaj për çfarë tatimpaguesit do të shpenzojnë në të vërtetë gati një miliard euro, shkruan mediumi kroat, Jutarnji list.

Të premten, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozhiq u përmbajtën nga zbulimi i detajeve të ofertës franceze dhe asgjë nuk dihet zyrtarisht për ofertat konkurruese.

Plenkoviq tha se ai kurrë nuk do t’i publikonte ato. Vetëm në shpjegimin e vendimit të qeverisë thuhen të dhënat e përgjithshme të ofertës. Publiku nuk ka marrë përgjigje për pyetjen kryesore në këtë moment – çfarë po blihet në të vërtetë për 999 milionë euro dhe sa do të duhet të investohet në këtë projekt?

Sipas informacionit jozyrtar, oferta amerikane për F-16 Block 70 të ri ishte rreth 1.8 miliardë dollarë, dhe ajo suedeze për JAS-39 Gripen e re ishte pak më shumë se një miliard euro. Në çfarë kushtesh dhe çfarë do t’i marrin për ato para – nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat